Shoqata e Peshkatarëve Sportiv Rekreativ (SHPSR) Llapi Podujevë ka organizuar një aksion vullnetar për pastrimin e Liqenit të Ballavës. Kjo është bërë e ditur përmes një postimin në faqen zyrtare të kësaj shoqate në rrjetin social Facebook, përcjell Llapi.info.
Ky aksion do të zhvillohet ditën e diel me datën 10 prill 2016 duke filluar nga ora 12:00. Takimi i atyre që duan të marrin pjesë në këtë aksion do të bëhet në vikendict në plazhen posht Restaurant Liqenit.
SHPSR Llapi Podujevë lusin të gjithë ata që e duan natyrën t’i bashkangjiten këtij aksioni për pastrimin e Liqenit të Batllavës./Llapi.info