Të dielën duke filluar nga ora 20:00, Komuna e Podujevës përmes kontraktuesit të saj do të kryejë dezinsektimin e hapësirave publike në qytet, transmeton Llapi.info.
Dezinsketimi do të kryhet përgjatë rrugës kryesore të qytetit “Zahir Pajaziti”, në parkun e qytetit dhe në Parkun e Paqes.
“Dezinsektimi i hapësirave të jashtme bëhet me qëllimim të eliminimit të insekteve të dëmshme, si masë parandaluese e përhapjes së sëmundjeve infektive. Me këtë rast njoftojmë Shoqatat e Bletarëve dhe pronarët e bletëve që t’i ndërmarrin hapat e nevojshëm që parashihen në këto raste. Lusim edhe qytetarët që t’i mbyllin dritaret gjatë kohës së dezinsektimit të hapësirave të jashtme të qytetit, në mënyrë që të parandalojnë hyrjen e insekteve (mushkonjave dhe insekteve tjera) nëpër banesat apo shtëpitë e tyre”, ka njoftuar Komuna./Llapi.info