Të dielën më 1 korrik, turni i parë i zyrtarëve policor të Policisë së Kosovës, gjegjësisht të Njësive Rajonale të Komunikacionit Rrugor dhe asaj për Kontroll të Autostradave (NJKA), do të udhëtojnë për në Shqipëri për të filluar patrullimet e përbashkëta.

Policia bën me dije se fillimit të patrullimeve të përbashkëta do ti` paraprijë takimi i cili do të mbahet në orë 10:00 nëpikëkalimin kufitar në Vërmicë nga ku pastaj së bashku me autoritetet e Policisë së Shtetit Shqiptar zyrtarët policor do të vazhdojnë për në Shqipëri, për detyrën konkrete sipas memorandum bashkëpunimit.