Njoftim
Njoftojmë banorët e fshatit Orllan, fshatrave përreth, por edhe të gjithë qytetarët që e frekuentojnë rrugën rajonale Batllavë-Orllan se të dielen më 21 korrik 2024 prej orës 09:00 deri në orën 11:30 do të mbyllet kjo rrugë (pjesa prej para restoranteve deri te kryqëzimi me rrugën në drejtim të fshatit Ballaban).
Arsyeja e mbylljes së kësaj pjese të rrugës rajonale është se Federata e Triathlonit të Kosovës ka organizuar garat “Kosova Sprint Triathlon 2024” që përfshin garat në not, çiklizëm dhe vrapim.
Kërkojmë mirëkuptimin e qytetarëve!
18.07.2024, Podujevë
Zyra për Marrëdhënie me Publikun dhe Informim