Agim Çeku e kishte përdorur Partinë Socialdemokrate (PSD) për t’u afruar me PDK-në dhe më vonë për t’u bërë përfundimisht pjesë e saj.
Nga posti i Komandantit të FSK-së, ia mësyu Partisë Socialdemokrate (PSD) të Kaqusha Jasharit. Ajo ia kishte besuar udhëheqjen e partisë me bindjen se do ta rrisë imazhin e saj.
Por, siç duket, Çeku e shfrytëzoi PSD-në për të qëndruan në kryet të FSK-së, por kësaj radhe si ministër i kësaj force.
Postin e ministrit të FSK-së e mori pas koalicionit me PDK-në në zgjedhjet e përgjithshme të vitit 2014.
Nuk shkoi shumë kohë dhe PDS-ja ra në duart e Kaqusha Jasharit. Por tash më ndryshe, sepse e humbi edhe atë pozitë ministrore që e kishte.
Një tentativë e ngjashme synohet nga Grupi i Deputetëve të Pavarur (GDP), të cilët para pak kohësh e lanë Lëvizjen Vetëvendosje.
GDP-ja i ka përafruan qëndrime me PDS-në, saqë, kryetar aktual i kësaj partie, Bajram Kelmendi, ka thënë se tashmë është nënshkruan marrëveshja.
Sipas Kelmendit, kryetar i ri i kësaj partie pritet të jetë Shpend Ahmeti ose ish-kryetari i Vetëvendosjes, Visar Ymeri.
“Është mbledhja e kuvendit dhe do të mbahet më 9 maj, në orën 17:00. Kemi bërë një marrëveshje me Grupin e Deputetëve të Pavarur, e kemi nënshkruar dhe e kemi bërë formale. Ata do t’i bashkohen Partisë Socialdemokrate, pra 12 deputetë të pavarur me një numër të simpatizantëve të tyre”, ka deklaruar ai.
Në fakt, PSD është në koalicion me PDK-në, AAK-në, Nismën Socialdemokrate dhe disa parti tjera më të vogla.
Në zgjedhjet e përgjithshme që u mbajtën në Kosovë më 11 qershor, PDS garoi së bashku në koalicion me PDK-në – armikun më të madh politik të GDP-së.
Rrjedhimisht, nëse deputetët e GDP-së i bashkohet PSD-së, atëherë del se janë në koalicion me PDK-në.