Faqja Gary Sinise Foundation ka kujtuar aktorin e njohur hollivudian, Rob Riggle, si njërin ndër shërbyesit e nderuar të ushtrisë amerikane në botë, shkruan Gazeta Express.
Në postim tregohet se Riggle si ushtar ka shërbyer edhe në Kosovë e Shqipëri, ndër të tjera.
Në nderimet e së shtunës, ne kujtojmë aktorin dhe komedianin në pension, nënkolonelin e USMC, Rob Riggle.
Shumë prej jush mund ta njohin atë nga rolet e tij në Step Brothers, The Hangover dhe filma të tjerë, por sot ne e nderojmë atë për 23 vitet e shërbimit të tij ushtarak.
Gjatë karrierës së tij, Riggle kaloi nëntë vjet në detyrë aktive dhe 14 në Rezervën e Trupave Detare, duke shërbyer në Liberi, Kosovë dhe Shqipëri. Pas sulmeve terroriste të 11 shtatorit, Riggle u aktivizua dhe u dërgua për të shtuar reaguesit e parë dhe ekuipazhet e shpëtimit në Ground Zero(Kullat Binjake).
Ai më vonë u kthye në detyrën aktive dhe u vendos në Afganistan. Z. Riggle, ju përshëndesim.