Nënë e djalë jetojnë në një objekt afër stadiumit, thonë se brenda tij ka minj e gjarpërinj

Po mundohet ta mbyllë disi hyrjen e shtëpisë, për t’u mbrojtur nga të ftohtit e dimrit

Edhe vrimat e murit janë munduar t`i mbyllin.

Në këtë objekt afër stadiumit “Fadil Vokrri” në kryeqytet, qe nëntë vjet jeton Egzon Ajvazi me nënën e tij, Gjylezaren.

Vendi që ata e quajnë shtepi, pervec që nuk i ofron kushtet elementare për jetë, thonë se nuk është as pronë e tyre.

Kohë më parë, ky vend, sherbente si qender e socialit.

E tash është shëndrruar në një strehë të rrezikshme për ta, ku shpesh shemben pjesë të saj.

Egzoni, 20 vjecar, me gjithë vështirësitë në të folur, mundohet të tregojë për gjendjen në të cilën jetojnë.

Ai thotë që ka vetëm një synim, e që është ta ndihmojë nënën.

Duke qenë se kushtet nuk i kishte që të vijonte shkollimin, ai thotë se e ndërpreu atë pas klasës së nëntë.

E mënyra se si provon ta ndihmojë nënën e tij është duke mbledhur kanaçe.

E nëna e tij, Gjylezare Ajvazi, thotë që pavarësisht gjendjes së rëndë të shtëpisë, atyre më së shumti po u mungon një banjo.

Ajo shton se kur kanë nevojë të pastrohen, banjon u duhet ta improvizojnë brenda dhomës.

Ajvazi thotë që të ardhurat e tyre kryesore janë nga sociali, dhe se gjendja e tyre u veshtiresua 5 vite me parë, kur i vdiq bashkëshorti.

Pervec banjos, për të gatuar për vete dhe djalin, asaj i duhet ta improvizojë edhe kuzhinën.

Ajvazi shton që frikesohet nga semundjet, pasi që ushqimi i tyre, po preket nga brejtësit.

Familja dyanëtareshe nga Prishtinë, shpreson që ky vit, të jetë i fundit që e kalojnë brenda kësaj shtepie.

Ndërsa shpresat e tyre i kanë tek njerëzit vullnetmirë, sikur këta që bashkë me ndihma, ua kishin derguar edhe këtë kartolinë.