Në të gjitha shkollat e mesme në Podujevë, të hënen hapet konkursi për pranimin e nxënësve të rinj për klasat e 10-ta, njofton Llapi.info
Kështu ka bërë ditur Komuna e Podujevës nëpërmjet konkursit të paraqitur, ku edhe është njoftuar për numrin e nxënësve të cilët mund të pranohen nëpër drejtime përkatëse në shkollat e mesme.
Sipas konkursit, në gjimnazin “Aleksandër Xhuvani”, do të pranohen gjithsej 570 nxënës. Në shkollës ekonomike “Isa Boletini” 476 nxënës, kurse në infermieri të përgjithshme 60 nxënës. Ndërsa, në shkollën teknike “Fan.S.Noli”, do të pranohen gjithsej 408 nxënës.
Afati për paraqitjen e dokumenteve hapet të hënën (24 qershor), dhe është i hapur tri ditë. Ndërsa, rezultatet për pranim do të bëhen më 28 qershor./Llapi.info
Më poshtë mund të informohemi më shumë: