Kryetari i Komunës së Podujevës, Agim Veliu, ka vendosur sot që mbledhja e dytë e Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi (KKSB) të mbahet me 18 mars 2015, në ora 10:00.

Pikat e rendit të ditës në këtë mbledhje do të jenë:
Shqyrtimi dhe miratimi i ekstarktit të procesverbalit nga mbledhja e mbajtur më 30 janar 2015.
Raporte të Policisë së Kosovës dhe KFOR-it për gjendjen e sigurisë në komunë.
Miratimi i propozimit të Planit të punës të KKSB-së për vitin 2015
Informatë për aktivitetet e KKSB-së në vitin 2014. /llapi.info