Pirja e duhanit nëpër ambientet e mbylluara është një problem shqetësues sepse përkundër që ligji e ndalon një gjë të tillë, ky ligj nuk po respektohet sa duhet.
Në foto që do u sjellim më poshtë të cilat një lexues i ka dërguar redaksisë së Llapi.info shihen dy të mitur duke pirë duhan në një nga lokalet e qytetit të Podujevës.
Përveç që pirja e duhanit ndalohet në hapësira të mbyllura, pirja e duhanit është e ndaluar edhe për të miturit.
Në këtë rast shkelje ligjore kanë bërë edhe pronari i lokalit që ka lejuar që të pihet duhani në ambient të mbyllur, e pastaj edhe të miturit pasi që duhani është i ndaluar për ta.
Komuna e Podujevës me 23 mars të këtij viti kishe organizuar një debat publik për Rregulloren për Mbrojtjen e të Miturve nga dukuritë negative në këtë rast debati ishe edhe për duhanin. Mirëpo, pronarët e këtyre lokaleve nuk ishin të pranishëm në këtë debat përkundër faktit që kjo ishte në interes për ta./Llapi.info