Këtë të premte, më 27 dhjetor, kryeministri Albin Kurti do të mbajë ndejën e fundvitit në Podujevë.
Ndeja do të mbahet në Restaurant “Diamond”, duke filluar nga ora 18:00.
Përveç Kurtit, prezentë do të jetë kryetari i Podujevës, Shpejtim Bulliqi dhe kandidatët për deputetë.
Ftohen të gjithë të marrin pjesë.
Njoftimi i plotë;
Të dashur aktivistë, anëtarë e mbështetës të Lëvizjes
Lëvizja VETËVENDOSJE! – Qendra në Besianë ka kënaqësinë t’ju ftojë në ndejën e fundvitit, e cila do të mbahet të premten, më 27 dhjetor, duke filluar nga ora 18:00, në Restaurant “Diamond”.
Në këtë ngjarje do të jenë të pranishëm Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, Kryetari i Komunës, Shpejtim Bulliqi, kandidatët për deputetë dhe aktivistë të Lëvizjes.
Ftojmë aktivistët, anëtarët, mbështetësit dhe bashkatdhetarët të na bashkoheni në këtë ndejë të fundvitit.