Në Policinë Kosovën, 375 të punësuar të stafit policor vazhdojnë të ushtrojnë pozita të punës në mospërputhje me gradat e fituara dhe se me vendim të drejtorit të përgjithshëm, kompensimi për të punësuarit që ushtrojnë pozita më të larta, bëhet në bazë të pozitës dhe jo në bazë të gradës që e ka arritur i punësuari.
Kështu thuhet në raportin për vitin 2017, të Zyrës Kombëtare të Auditimit, ku është përfshirë Ministria e Punëve të Brendshme dhe agjencitë që ajo i ka nën menaxhim.
Sipas auditorit, dhënia e pagës në pazë të pozitës, është në kundërshtim me sistemin e pagave të PK-së, ku koeficienti i pagës bazë për stafin policor përcaktohet në varësi të gradës dhe jo pozitës së punës.
Realizimi i buxhetit për investimet kapitale, sipas auditorit mbetet sfida kryesore me të cilën përballen MPB dhe PK. Edhe pse shpenzimi vjetor në raport me buxhetin final ishte 98%, Auditori thotë se nuk mund të themi se është tregues i performancës së mirë nëse krahasohet me buxhetin fillestar shpenzimi ishte vetëm 50%.
“Sipas Ligjit fillestar të buxhetit, 52 projekte kapitale kishin qenë të planifikuara, ndërsa vetëm në 37 projekte kishin ndodhur shpenzime. Arsyet për mos realizimin e projekteve përfshijnë mungesën e kërkesave për inicim të procedurave, vonesat në inicimin e procedurave të prokurimit në raport me planin, anulime të proceseve të prokurimit si dhe vonesa në nënshkrim të kontratave si pasojë e procedurave të ankesave dhe kontesteve në OSH”, thuhet në raport, ku theksohet se MPB, përfshirë Agjencitë vartëse që realizojnë të hyra, nuk kishin bërë planifikim/parashikim të vlerës së të hyrave që do të grumbullonin gjatë vitit 2017 dhe si rrjedhojë, në PFV, krahasimi i realizimit me planin ka qenë i pamundur.
“Në MPB dhe në Agjencionet vartëse vazhdojnë të mbahen pozita udhëheqëse në cilësi të Ushtruesit të Detyrës në afate të gjata kohore duke mos u plotësuar me pozita të rregullta të punës. Neni 30.4 i Ligjit për Shërbimin Civil të Republikës së Kosovës precizon se për plotësimin e pozitës së lirë në shërbimin civil, ushtruesi i detyrës nuk mund të emërohet më gjatë se tre muaj. Po ashtu UA Nr. 07/2012 mbi marrëdhënien e punës në PK përcakton periudhën kohore për U.D. në kohëzgjatje deri në gjashtë muaj me mundësi vazhdimi edhe për tre muaj tjerë. Në bazë të dhënave të raportuara nga Njësitë e Personelit për vitin 2017, numri i pozitave të mbajtura me UD ishte si në vijim: Në MPB 10 pozita, prej të cilave një pozitë nga viti 2014, katër pozita nga viti 2015 dhe dy nga viti 2016; Në ARC 11 pozita, prej të cilave dy që nga viti 2011, dy nga viti 2015 dhe një nga viti 2016; Në Agjencia e Forenzikës së Koso vës (AFK) një pozitë nga viti 2016; Në Agjencinë për Menaxhimin e Emergjencave (AME) gjashtë pozita, prej të cilave katër nga viti 2011 dhe dy nga viti 2014; Në PK 15 pozita, prej të cilave, një pozitë nga viti 2014 dhe tri pozita nga viti 2016; Në Agjencinë Kosovare për Siguri Publike (AKSP) dy pozita, njëra që nga viti 2013 dhe tjetra nga viti 2016; dhe në Inspektoratin Policor të Kosovës (IPK) një pozitë që nga viti 2016. Për rregullimin e marrëdhënies së punës në PK, gjatë vitit 2017 ishte aplikuar UA Nr. 07/2012 dhe 03/2017, të cilat më pas janë shfuqizuar me hyrjen në fuqi të UA Nr. 04/2017 në dhjetor të vitit 2017. Ky udhëzues, sikurse edhe udhëzuesit paraprak, parasheh që me rastin e sistemimit të punonjësve apo caktimit në pozita të lira të punës duhet të përfillen kushtet dhe kriteret që parashihen për ato pozita, përfshirë kualifikimin, gradën, përvojën etj. Në PK, 375 të punësuar të stafit policor vazhdojnë t ë ushtrojnë pozita të punës në mospërputhje me gradat e fituara. Me vendim të Drejtorit të Përgjithshëm kompensimi për të punësuarit që ushtrojnë pozita më të larta, bëhet në bazë të pozitës dhe jo në bazë të gradës që aktualisht e ka arritur i punësuari. Kjo dukuri është në kundërshtim me sistemin e pagave të PK-së, ku koeficienti i pagës bazë për stafin policor përcaktohet në varësi të gradës dhe jo pozitës së punës. Lidhur me këtë çështje ne kemi rekomanduar edhe në vitet paraprake. Përkundër kësaj gjatë vitit 2017 kishte rritje të rasteve të tilla”, thuhet në raport, transmeton KP.
MPB, sipas auditorit, vazhdon të angazhojë punonjës me marrëveshje për shërbime të veçanta, të cilët angazhohen pa procedura të rregullta të rekrutimit. Numri i të angazhuarve në këtë formë gjatë vitit 2017, ishte 13, prej të cilëve nëntë raste i takonin AME-së. Në nëntë nga 13 rastet e lartëpërmendura ishte tejkaluar kohëzgjatja e lejuar ligjore për angazhim në këtë formë.
Audiori po ashtu thotë se rregulla financiare e përcakton që “të gjitha faturat që i pranon organizata buxhetore duhet të paguhen brenda 30 ditëve në qoftë se nuk është paraparë ndryshe me kontratë dhe në gjashtë pagesa të testuara në vlerë të përbashkët prej 303,353 euro, ka pasur vonesa në pagesë prej pesë deri në 78 ditë, pas afatit 30 ditësh për pagesë.
Gjatë vitit 2017 nga buxheti i ri-integrimit ishin subvencionuar 311 përfitues. Në periudhën prill-gusht 152 përfitues dhe në periudhën shtator-dhjetor ishin realizuar pagesa për 159 përfitues.
“Ne kemi analizuar raportin e MPB-së dhe pasqyrën e projekteve të financuara për përfituesit e subvencioneve për periudhën prill-gusht. Për këtë periudhë përfituesit kanë qenë të obliguar të ofrojnë dëshmi se mjetet e marra nga MPB i kanë shpenzuar në përputhje me qëllimin e biznesit. Bazuar në monitorimet e realizuara nga ekipi i MPB-së në teren, kemi vërejtur se për ketë periudhë, 94 biznese ishin aktive ose 62%, derisa 58 ose 38% ishin biznese joaktive. Gjatë auditimit gjithashtu kemi gjetur se në pagesën për financimin e planit të biznesit në vlerë 3,000 euro, përfituesi nuk kishte ofruar faturë që dëshmon se mjetet janë shpenzuar në përputhje me planin e biznesit. Sipas “Udhëzuesit operativ për prokurimin publik”, përkatësisht neni 35 i këtij udhëzimi: Procedura për ekzaminimin, vlerësimin dhe krahasimin e tenderëve do të kryhet nga Autoriteti Kontraktues brenda periudhës më të shkurtër të mundshme kohore d he jo më shumë se 30 ditë nga hapja e ofertave. Vetëm në raste të jashtëzakonshme dhe të justifikuara, në veçanti me kontratat e një natyre komplekse, kjo periudhë mund të zgjatet për një afat shtesë prej 10 ditësh. Ne kemi gjetur se te procesi i prokurimit për “Furnizim me jelek anti-plumb”, kishte vonesa për përfundimin e vlerësimit, mbi tre muaj (vlerësimi i ofertave ka filluar me 14.11.2016, dhe ka përfunduar me datë 21.03.2017). Sipas dëshmive të ofruara nga Policia kjo vonesë ka ndodhur në pamundësi të zbatimit të një vendimi të OSHP-së, për shkaqe të cilat nuk ishin të varura nga Autoriteti Kontraktues. Vendimi kishte të bëj me testimin e pajisjeve të lartëcekura”, thuhet në raport.
Kontrata fillestare për ndërtimin e Qendrës Komunale për Regjistimin Civil (QKRC) dhe Qendrës Komunale për Regjistrimin e Automjeteve (QKRA) në Istog, sipas Auditorit, e nënshkruar më 11.09.2015 në vlerë prej 309,155 euro, parashihte që punët për ndërtimin e objektit të përfundojnë për 115 ditë pune dhe si pasojë e planifikimit jo të mirë, pas fillimit të punëve ndërtimore ishin vërejtur mangësi në projektin bazë, dhe me ketë rast Autoriteti Kontraktues (AK) më datë 14.11.2016, kishte lidhur një aneks kontratë në vlerë 6,369 euro për eliminimin e këtyre mangësive.
”Përveç kësaj në dhjetor të vitit 2016 ishte lidhur edhe një kontratë për punë shtesë në vlerë prej 6,660 euro. Pranimi teknik i objektit ishte bërë me 14.12.2017 pra me rreth 18 muaj vonesë prej asaj që ishte paraparë në kontratën fillestare. Në AKSP, komisioni i vlerësimit të ofertave, për aktivitetin e prokurimit “Renovimi i Objekteve të AKSP” ka filluar procesin e vlerësimit të ofertave, shtatë ditë pas hapjes së ofertave. Kjo është në kundërshtim me ‘’udhëzuesin operativ për prokurimin publik, neni 41.2, ku potencohet se procesi i vlerësimit duhet të filloj më së voni pesë ditë nga hapja e ofertave. Për më tepër, në kontratën “Furnizim me material ndërtimor dhe konstruktiv” në AKSP, nënshkrimi i deklaratës nën betim nga ana e komisionit të vlerësimit të ofertave ishte bërë katër ditë pas fillimit të procesit të vlerësimit të tenderit.Në 27 pagesa të testuara që përfshijnë MPB, PK dhe AKSP ( 20 në lidhje me mallra dhe shërbime dhe 7 me investimet kapitale) kemi gjetur se urdhërblerja ishte lëshuar pas pranimit të mallit/shërbimit dhe pas pranimit të faturës ndërsa në 20 raste zotimi i mjeteve ishte bërë pas pranimit të faturës. Kjo është në kundërshtim me procedurat e përgjithshme për procedimin e pagesave që përcaktohen me legjislacionin në fuqi. Ndërlidhur me rastet e cekura më lartë, në MPB, në kuadër të kontratës “Fushatë mediale informuese” në vlerë 17,818€ ishte paraparë edhe realizimi i spotit televiziv kundër terrorizimit si dhe blerja e hapësirës reklamuese për shfaqjen e këtij spoti në televizione dhe portale online në vlerën prej 9,794 euro. Me kontratë ishte paraparë që shërbimi të kryhet brenda 45 ditëve kalendarike nga data e marrjes së porosisë dhe publikimi të përfundoj më së largu deri me 31.12.2016 (data e skadimit të kontratës). Ky shërbim ishte vonuar dhe publikimi ishte bërë në prill t ë vitit 2017. Urdhërblerja ishte lëshuar pas pranimit të faturës. Në pagesën “Furnizim me çertifikata për regjistrimin e automjeteve” në vlerë 27,700 euro në MPB, kishte vonesë në pranimin e mallit për 56 ditë. Menaxheri i kontratës kishte shtyrë afatin e liferimit për 30 ditë, me arsyetimin se furnizuesi ka pasur avari në depo. Mirëpo sipas kushteve të veçanta të kontratës Furnizuesi mund të kërkoj shtyrje të afatit të liferimit vetëm nëse realizimi i kontratës vonohet për shkaqe të cilat nuk janë gabim i Furnizuesit. Avaria në depo ishte shkaktuar nga gabimi i furnizuesit pasiqë depo nuk i përmbushte kushtet për ruajtjen e mallit. Edhe përkundër këtij fakti MPB nuk kishte zbatuar ndalesën/penalltinë për vonesë në vlerë prej 900 euro”, thuhet në raport.
Në pagesën “Furnizim me material për zyre“ në vlerë 57,500 euro, në MPB, Auditori thotë se edhe pse pranimi i mallit ishte bërë në kuadër të afateve të kontraktuara, procedimi i urdhërblerjes ishte bërë pas pranimit të faturës dhe pas skadimit të kontratës.
“Kontrata kishte skaduar me 12.11.2017, fatura ishte pranuar me 20.12.2017 ndërsa urdhërblerja ishte lëshuar me 21.12.2017. Policia e Kosovës ka blerë pajisje të Teknologjisë Informative në vlerë prej 7,928 euro, por prej kësaj shume, artikujt në vlerë 2,830 euro nuk ishin regjistruar në regjistrat e pasurisë. Një artikull nga kjo blerje i takon kategorisë së pasurisë kapitale me vlerë prej 1,220€, ndërsa dy artikuj pasurisë nën 1,000 euro me vlerë 1,610 euro. Po ashtu, MPB nuk i kishte regjistruar si pasuri nën 1,000€ pesë klima, në vlerë prej 1,044 euro, të cilat ishin blerë për nevojat e AME-së. Për më tepër, Ministria në kuadër të projekteve kapitale kishte realizuar kontratën për krijimin e “Sistemit të unifikuar për raportime statistikore”, vlera e të cilës ishte 41,595 euro. Ky sistem nuk ishte regjistruar në regjistrin e pasurive mbi 1,000 euro si pasuri kapitale, po ishte ndarë në bazë të artikujve ku një pjesë e tyre n ë vlerë prej 10,679 euro ishte regjistruar si pasuri nën 1,000 euro, artikuj në vlerë 2,594 euro ishin regjistruar si pasuri kapitale ndërsa shërbimi prej 24,000 euro nuk ishte regjistruar fare. Menaxhimi me flotën e automjeteve të PK–së, ku bëhet edhe servisimi dhe riparimi i automjeteve, vazhdon të jetë i dobët. Vonesat në riparimin e automjeteve ishin të stërzgjatura ku një numër i automjeteve ishte në pritje për servisim nga viti 2016. Arsyet e pritjeve kaq të gjata të automjeteve për riparim sipas zyrtarëve të flotës ishin: lloje të ndryshme të automjeteve dhe defekte të natyrave të ndryshme (për të cilat kërkohet njohuri adekuate), numër i vogël i personelit, mungesa e pjesëve rezervë si dhe vjetërsia e automjeteve. Numri i automjetet që presin për riparim përfshinte 32 automjete nga viti 2016 dhe 77 automjete në vitin 2017. Në lidhje me ketë çështje ne kemi rekomanduar edhe viteve të kaluar por nuk janë ndërmarrë masa për përmirësimin e gjendjes.
Dy fatura në vlerë totale 30,341 euro që i takojnë PK-së), për furnizim me karburant, nuk ishin raportuar si obligime të papaguara dhe nuk ishin shpalosur në PFV të vitit 2017, edhe pse ato ishin pranuar në muajin qershor dhe gusht të vitit 2017./