Banorët e Calgary në Kanada po u bëjnë thirrje miqve të tyre që të ndihmojnë në pastrimin e qytetit nga një rrebesh rekord i borës që ra në ditët e para të muajit tetor.

“Ka shumë punë për t’u bërë dhe ne do të kemi nevojë për ndihmë për ta bërë këtë”, tha shefi i Agjencisë së Menaxhimit të Emergjencave në Kalgary, Tom Sampson.

Në këtë qytet është vendosur një rekord i ri sa u përket reshjeve të borës për muajin tetor. Rekordi i mëparshëm ishte vendosur më 2 tetor në vitin 1954. Rapotohet se gjatë natës në Calgary ka rënë deri në 25 cm borë, shkruan CBC news.

Bora e dendur ka bërë që rrugët dhe autostradat të bllokoheshin në mëngjes duke u shkaktuar probleme të shumta qytetarëve.

Qyetet e afërta në Kanada u kanë ofruar ndihmë banorëve të Calgary duke u dërguar automjete për pastrimin e borës në mënyrë që qyteti sa më shpejt ti khehet rrjedhës normale të jetës.

 

Fotografia e Severe World Weather

Fotografia e Extreme Weather

Fotografia e Jonathan Lee Scholes