Shumë nga të kthyerit pas largimit nga Kosova gjatë valës së ikjeve tre – katër vjet më parë, nuk po arrijnë të adaptohen. Disa nga të riatdhesuarit në Kosovë thonë se kushtet ekonomike e sociale janë larg standardeve që i kishin gjatë qëndrimit të tyre në vendet e Bashkimit Evropian.
Të përballur me papunësi dhe jetë të vështire nga aspekti ekonomik-social, shumë prej të riatdhesuarve nga vendet e Bashkimit Evropian thonë se do të largoheshin përsëri nga Kosova nëse do t’u jepej rasti.
Pas qëndrimit afër dy vjet në shtetin e Gjermanisë, autoritet e atjeshme e kanë kthyer në Kosovë familjen Syla nga komuniteti romë, raporton REL.
Anëtarët e kësaj familje thonë se e kanë përjetuar shumë vështirë kthimin, përderisa sipas tyre autoritetet e Kosovës nuk iu kanë ofruar ndonjë mbështetje apo ndihmë ekonomike për jetesë.
“Sen s’më kanë dhënë, asnjë zejtinë. Sen, sen. Jom shku ku më kanë thënë e sen s’më kanë dhënë. Valla shumë mirë ka qenë atje, ishall vjen ajo ditë apet kam me shku. Apet kam me shku, nuk muj me nejt qitu”, ka thënë Nurie Syla.
Shumë nga të kthyerit, sidomos ata nga komuniteti romë pas largimit nga Kosova gjatë valjes së ikjeve tre katër vjet më parë nuk po arrijnë të adaptohen. Të përballur me papunësi dhe jetë të vështirë nga aspekti ekonomik – social, shumë prej të riatdhesuarve nga vendet e Bashkimit Evropian (BE), thonë se do të largoheshin përsëri nga Kosova nëse do të jepej rasti.
“Personalisht do të iki për të gjetur ndonjë punë. Për me mujt me siguru një jetë të mirë. Lutem për fëmijët e mi. Varfëri e madhe, shumica jetojnë nëpër mbeturina. Mos me qenë Dardania, shumica vdesin për një copë bukë”, tha qytetari Habib Gashi.
Sipas të dhënave të Ministrisë së Punëve të Brendshme më shumë se 37 mijë qytetarë të Kosovës janë riatdhesuar që nga viti 2015. Numri më i madh i të riatdhesuarve është bërë nga Gjermani, pasuar nga Zvicra he Franca.
Bazuar në deklaratat e zyrtarëve të kësaj ministrie të riatdhesuarve iu ofrohet ndihmë dhe mbështetje emergjente deri në 12 muaj pas kthimit. Në pakon e të riatdhesuarve përveç tjerash thuhet se përfshihet akomodimi, asistenca sociale dhe integrimi i tyre në tregun e punës.