Një grup i të rinjve nga Podujeva kanë nisur sot një aksion për mbledhjen e parave me të cilat do ta ndihmojnë 3-vjeçarin  nga Podujeva Besim Kurtollin i cili ka nevojë për transplant të veshkave. Mbledhja  e parave po bëhet në dy pika, njëra në qendër të qytetit përkatësisht te posta ndërsa pika tjetër te parku i qytetit të Podujevës, shkruan Llapi.info.

Ky aksion ka filluar sot në orën 11:00 dhe pritet të vazhdoj deri në orën 21:00. Kështu i tha Llapi.info-s njëri nga organizatorët e këtij aksion, i cili ndër të tjera bëri të ditur se për aksionin në fjalë janë pajtuar edhe familjarët e vogëlushit.

“Fillimisht kemi kontaktuar me familjarët e Besimit të cilët na kanë mbështetur për këtë aksion. Jemi dakorduar me ta që shuma e mbledhur nesër të deponohet në llogarinë që është bërë publike për t’i ndihmuar Besimit.”- tha ai për Llapi.info.

Që gjithçka të jetë sa më transparente këta të rinj pasi ta bëjnë deponimin e parave do ta bëjnë atë publike.

Ndryshe, këtë të rinj janë të  njëjtit që kishin organizuar aksion të tillë para disa muajve edhe për Baki Hajzerin i cili kishte nevojë për ndihmë./Llapi.info
aksioni
aksioni2