Asambleja e Rinore e Komunës së Podujevës, për herë të parë do të marrë pjesë në konferencën e organizuar nga të rinjtë e vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Këtë e ka bërë të ditur kryetari i kësaj Asambleje në Podujevë, Alban Durmishi i cili tha se temë e kësaj konference do të jenë sfidat e rinisë në procesin e vendimmarrjes, transmeton Llapi.info.

Kjo konferencë sipas Durmishit do të mbahet në pranverën e vitit 2017./Llapi.info