Dhjetëra të rinj të Podujevës kanë marshuar sot me biçikleta për ta shënuar fillimin e stinës së pranverës, shkruan Llapi.info.

Ky aktivitet është mbështetur financiarisht nga Komuna e Podujevës. Kështu ka bërë të ditur në një postim në Facebook, kreu i kësaj Komune, Shpejtim Bulliqi.

“Të rinj e të reja të Podujevës në këtë ditë me diell kanë marshuar me biçikleta për ta shënuar fillimin e stinës së pranverës, si institucion i komunës e kemi mbështetur këtë aktivitet me mjete financiare për organizimin e tij. Përdorimi i biçikletave përveç që është i shëndetshëm, e ruan edhe mjedisin prej tymit dhe shkaktarëve të tjerë që i ngarkohet ambientit nga përdorimi i makinave. Uroj që të ketë sa më shumë organizime të tilla”, ka shkruar ai.

Aktiviteti me biçikleta ka nisur në mëngjesin e së dielës, ndërkohë që i njëjti ka qenë nën përcjellje të Policisë së Kosovës./Llapi.info