Të rinjët nga Podujeva kanë krijuar një rrjet të ri social të quajtur Notifiedpeoples.com që në shqip do të thotë “Njofto njerëzit” , njofton Llapi.info.

Ideja për krijimin e këtij rrjeti ishte e 16-vjeçarit nga Podujeva, Endrit Rudarit. Për realizimin e kësaj ideje Endritit i ndihmuan edhe dy shokët e tij, Egzon Llapashtica dhe Ardian Sheholli.

Sipas krijuesit të këtij rrjeti, Notifedpeoples.com është më i sigurt se Facebook për sa i përket sigurisë së të dhënave.

“Fillimisht website është i siguruar, nuk përmbanë viruse sikurse Facebook-u, ka dallime të mëdha. Po ashtu, nëse dikush tenton t’a hakoj llogarinë tuaj nuk do të ketë mundësi.”- tha Rudari për Llapi.info.

Këta të rinjë planifikojnë që nëse ky rrjet do të ketë përdorim masiv, 30% e përfitimeve do të shkojnë për bamirësi.

“Nëse fillon përdorimi masiv i këtij rrjeti social do të dalë edhe konkursi për punësim në këtë rrjet për njerëzit nga Kosova. Gjithashtu 30% e përfitimeve nga ky rrjet do të shkojnë për njerëzit e varfër.”- shtoi më tutje Rudari.

Rrjeti social shqiptar Notifedpeoples.com është i ngjajshëm me Facebook-un, ka mundësinë e postimeve si dhe ka mundësinë e bashkëbisedimit (chat) mirwpo sipas krijuesve të tij këto kanë ndryshime nga Facebook edhe për nga dizajni./Llapi.info
rrjeti-social