Sot me iniciativën e Ganimete Demolli dhe Rinor Hakaj të përkrahur nga Iniciativa Vullnetare “RB”, si dhe nga Imami i Xhamisë së Madhe në Podujevë, Mulla Idriz Bilalli, u organizua një iniciativë për mbledhjen e të hollave për familjet në nevojë dhe familjet e jetimëve.

Kjo iniciativë e këtyre të rinjëve do të vazhdojë deri në përfundim të muajit të Ramazanit.

Po ashtu, është bërë e ditur për llapi.info se imami i Xhamisë së Madhe në Podujevë, Mulla Idriz Bilalli, i rikthehet punës së tij pas një pauze tre javore për shkaqe shëndetësore.

Siç është bërë e ditur pjesë e kësaj iniciative janë: Ganimete Demolli, Rinor Hakaj, iniciator, Mulla Idriz Bilalli, Gent Jetullahu, Reshat Blakqori, Blinera Fejzullahu, Malsore Jusufi, Aurora Jusufi, Lirona Ejupi, Dalfina Shabani dhe Ermira Ejupi./llapi.info