Policia e Kosovës në raportin 24-orësh ka njoftuar se dje në ora 11:43 në fshatin Tërrnavë të Podujevës, është raportuar se i dyshuari mashkull K-Shqiptar ka shtënë me armë zjarri në një aheng familjar.
Sipas policisë, nga i dyshuari, në vendin e ngjarjes është konfiskuar një armë me Gas “Sieger” me një karikator pa fishekë e cila dyshohet të jetë përdorur në rast dhe dy gëzhoja.
Me urdhër të prokurorit rasti vazhdon në procedurë të rregullt./Llapi/info