Foto: Ilustrim

Një person në Podujevë ka raportuar në Policinë e Kosovës së disa persona të panjohur kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të shtëpisë së tij, njofton Llapi.info.

Policia njofton se në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar 14 gëzhoja. Sipas PK-së, përveç dëmeve materiale nuk raportohet për të lënduar.

“Ankuesi mashkull K-Shqiptar ka informuar se persona të pa njohur kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të shtëpisë së tij. Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar 14 gëzhoja. Përveç dëmeve materiale, për të lënduar nuk raportohet. Njësitet përkatëse policore janë duke hetuar rastin”, ka thënë Policia e Kosovës./Llapi.info