Një grua është plagosur sot në mëngjes në Fushë Kosovë.

Rasti ka ndodhur rreth orës 7:30. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës Flora Ahmeti.

Ajo njoftoi se llidhur me rastin është arrestuar një person i dyshuar.

“Sot rreth orës 07:30 policia ka marrë informatën për një plagosje me armë zjarri të ndodhur në Bresje- Fushë Kosovë.
Personi i plagosur (femër) është dërguar për tretman mjekësor.

Lidhur me këtë rast policia ka arrestuar një person të dyshuar, ndërkohë që hetuesit policor në koordinim me prokurorinë, po ndërmarrin veprimet hetimore për ndriçimin e plotë të rastit.”