Foto ilustrim

Të shtëna me armë janë dëgjuar në fshatin Batllavë të Podujevës, raporton Llapi.info.

Rastin e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës, ku është thënë se pas daljes në vendin e ngjarjes, është vërtetuar se të shtënat kanë ndodhur gjatë një ahengu familjar.

Njoftimi i PK-së:

Është raportuar se i dyshuari mashkull kosovar në një aheng familjar ka shtënë me armë zjarri. Njësitë policore kanë dal në vendin e ngjarjes dhe nga i dyshuari kanë konfiskuar një armë me gas dhe dy fishekë. I njëjti është shoqëruar në stacionin policor dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit rasti procedohet në procedurë të rregullt.

 

 

 

 

 

/llapi.info/