Policia në raportin ditor bën të ditur se dje në rrugën “Zahir Pajaziti” një të dyshuari i është konfiskuar një armë TT me një karikator, njofton Llapi.info

Sipas PK-së, i njëjti me këtë armë ka shtënë në parkingun e një hoteli, dhe se në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar 14 gëzhoja të kalibrit 7.65 mm.

Me urdhër të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt, derisa nuk raportohet për të arrestuar./Llapi.info