Foto ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar se mbrëmë rreth orës 22:00 në Podujevë ka pasur të shtëna me armë, raporton Llapi.info.

Pa dhënë detaje tjera, PK thotë se incidenti ka filluar pas një mosmarrëveshje, derisa nga i dyshuari është konfiskuar një pushkë gjuetie.

“Ankuesi mashkull K/Shqiptar, ka raportuar se pas një mosmarrëveshje , i dyshuari mashkull K/Shqiptar kishte shtënë me armë zjarri. Nga i njëjti është konfiskuar një pushkë gjuetie . Me vendim të prokurorit rasti vazhdon në procedurë të rregullt”, thotë PK./Llapi.info