Foto Ilustrim

Të shtëna me armë janë dëgjuar në rrugën “Ali Ajeti” në Podujevë, raporton Llapi.info.

Rastin e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës, derisa është bërë e ditur se janë arrestuar dy persona.

Sipas raportit të Policisë, nga të dyshuarit është konfiskuar një pistoletë me katër fishekë.

“Rr. Ali Ajeti, Podujevë 12.05.2020 – 04:14. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë nën dyshimin se të njëjtit kanë shtënë me armë zjarri. Nga të dyshuarit  është konfiskuar një pistoletë me katër fishekë dhe dy gëzhoja. Pas intervistimit me urdhër të prokurorit të dyshuarit  janë liruar në procedurë të rregullt”, thotë PK.

Pa dhënë detaje tjera, rasti në Policinë e Kosovës është cilësuar si “shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”./Llapi.info