Dy persona janë arrestuar në fshatin Brainë të Podujevës, e më pas janë liruar, pasi të njëjtit kanë shtënë me armë zjarri, raporton Llapi.info.

Sipas Policisë së Kosovës, dy të dyshuarit i kanë dorëzuar në mënyrë vullnetare armët.

“Fsh. Brainë, Podujevë 28.09.2021-22:35. Pas marrjes së një informate për të shtëna me armë zjarri, njësiti policor ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka kontaktuar me dy të dyshuarit meshkuj kosovar të cilët në mënyrë vullnetare kanë dorëzuar një armë ,,Ekol” dhe një ,,Bloë TR17” pa fishekë. Të dyshuarit janë arrestuar dhe me vendim të prokurorit pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e PK-së./Llapi.info