Një person është arrestuar në Podujevë, pasi i njëjti ka shtënë me armë zjarri, raporton Llapi.info.
Rastin e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës, derisa i njëjti ka ndodhur pas një mosmarrëveshje në familje
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshja në familje ka shtënë me armë zjarri. Në vendin e ngjarjes është gjetur dhe sekuestruar një pistoletë me 16 copë fishekë, një predhë dhe një gëzhojë. I dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje”, thuhet në raportin ditor të PK-së.
Duhet përkujtuar se dhuna në familje po vazhdon të jetë dukuri mjaft shqetësuese edhe në rajonin e Podujevës, ku rastet e tilla po rriten vazhdimisht./Llapi.info