Foto ilustrim

Mbrëmë rreth orës 22:00 në Podujevë, pas një mosmarrëveshje mes dy të dyshuarve, njëri prej tyre ka shtënë me armë zjarri në ajër dhe sipas Policisë, është larguar në drejtim të panjohur, raporton Llapi.info.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore ku kanë gjetur dhe kanë konfiskuar dy gëzhoja të fishekëve të armës së zjarrit, aty kanë hasur njërin nga të dyshuarit.

“I dyshuari i cili ka shtënë me armë zjarri gjendet në arrati, ku të njëjtit i është konfiskuar vetura. Pas intervistimit dy persona me vendim të prokurorit janë ndaluar në mbajtje për 48 orë”, ka njoftuar Policia./Llapi.info