Forca të shumta të Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës kanë bllokuar njërën prej rrugëve qendrore në qytetin e Podujevës, respektivisht rrugën “Bahri Fazliu”.
Zëdhënësja e PK-së për rajonin e Podujevës, Antigona Çitaku ka konfirmuar për “Indeksonline” se në lagjen në fjalë kanë ndodhur disa gjuajtje me armë zjarri.
“Dyshohet se një person e ka përdorë armën. Njësitet e Policisë kanë bërë kontrollim të lokacionit”, ka thënë shkurt ajo.