Foto: Ilustrim

Një person është plagosur dje nga të shtënat me armë në fshatin Siboc të Podujevës, raporton Llapi.info.

Rastin e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës. Si pasojë viktima ka pësuar lëndime trupore dhe i njëjti është dërguar për tretman mjekësor në QKUK.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar, pasi që i njëjti ka shtënë me armë zjarri në drejtim të viktimës mashkull K-Shqiptar. Si pasojë viktima ka pësuar lëndime trupore dhe i njëjti është dërguar për tretman mjekësor në QKUK. Në vendin e ngjarjes njësiti policor ka konfiskuar armën TT me një karikator me 6 fishekë. Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje”, ka thënë Policia.

Rastin PK-ja e ka cilësuar si “vrasje në tentativë”./Llapi.info