Mbrëmë pas mesnate, në stacionin policor të Podujevës është raportuar për një rast me të shtëna me armë, por që për fat të mirë ka përfunduar pa të lënduar.

Këtë e ka konfirmuar për Indeksonline komandanti i stacionit policor në Podujevë, Bekim Bislimi, i cili ka thënë se nuk dihet arsyet e kësaj përleshje.

“Mbrëmë rreth orës 00:27 kemi pranuar një informatë për të shtëna me armë në afërsi të një kafiterie në Podujevë, pranë parkut. Njësitet policore menjëherë kanë dal në vendin e ngjarjes ku kanë gjetur tri gëzhoja. Nuk është raportuar për të lënduar”, ka thënë Bislimi.

Ai ka theksuar se nuk dihet arsyet e përleshjes, derisa në lidhje me rastin është intervistuar një dëshmitar. /Indeksonline/