Policia e Kosovës ka konfiskuar armë gjatë një ahengu familjar në Gllamnik të Podujevës, raporton Llapi.info.
“Raportohet se pas marrjes se informatave për të shtëna me armë zjarri, njësitë policore nga tre të dyshuarit meshkuj K/Shqiptar kanë konfiskuar tri armë zjarri një AK-47, dy pistoleta dhe 21 gëzhoja të fishekëve të kalibrit të ndryshëm me të cilat armë të dyshuarit kishin shtënë gjatë një ahengu familjar”, thotë Policia.
Me urdhër të prokurorit rasti vazhdon të trajtohet në procedurë të rregullt.
Ndërkaq, rasti ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës, kurse rastin Policia e ka cilësuar si “shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”./Llapi.info