Një person i mitur K/Shqiptar është arrestuar nën dyshimin se ka shtënë me armë zjarri ndaj dy personave të tjerë, njofton raporti 24 orësh i Policisë së Kosovës , përcjellë Llapi.info.
Rasti ka ndodhur në fshatin Godishnjak, komuna e Podujevës, ku dyshohet se dy palë të dyshuara, gjatë prerjes së druve në mal janë gjuajtur me armë zjarri mes vete.
Si rezultat i kësaj, me urdhër të prokurorit janë kontrolluar shtëpitë e të dyshuarëve me ç`rast janë konfiskuar një revole me gas dhe 3 gëzhoja të armës kallashnikov.
Raporti i Policisë njofton se me urdhër të prokurorit, personi për të cilin dyshohet se ka shtënë me armë zjarri është dërguar në Qendrën e Mbajtjes për 48 orë. /Llapi.info