Pas të shtënave me armë në një aheng familjar në fshatin Metehi të Podujevës, Policia e Kosovës ka konfiskuar një armë, njofton Llapi.info
Sipas raportit të Policisë, pronari i ahengut në vendin e ngjarjes ka dorëzuar vullnetarisht tek njësitet relevante, armën e tipit Ekoll special, një fishekë dhe një karikator
“Fsh. Metehi, Podujevë 10.08.2018 – 20:55. Pas marrjes së informatës për të shtëna me armë zjarri në një aheng , njësit relevante dal në vendin e ngjarjes dhe kanë kontaktuar me pronarin e ahengut, i cili ka dorëzuar vullnetarisht armën e tipit Ekoll special, një fishek dhe një karikator te cilat janë konfiskuar. Pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari lirohet në procedurë të rregullt”, njofton Policia./Llapi.info