Për nderë të 18 vjetorit të të rënëve në betejën te “Tabet e Llapashticës”, në ditën e shtunë do të ketë organizim për dhurim vullnetar të gjakut, njofton Llapi.info.
Me moton “Ata jetën, ne një pikë gjak” Iniciativa për dhurim vullnetar të gjakut në koordinim me Qendrën Kombëtare për Transfuzion të Gjakut do të jenë prezent në “Xhaminë e Gurit” në Llapashticë të Poshtme për të gjithë ata që dëshirojnë të dhënë gjak.
Dhurimi i gjakut do të bëhet nga ora 11:00 deri në ora 15:00.
Në këtë betejë ranë heroikishit 10 dëshmorë të Llapit./Llapi.info