Hetem Ajeti nga fshati Sfeçël në mbledhjen e mbajtur dje në kuvendin e Podujevës, ka kërkuar nga kryetari Agim Veliu që t’i vendoset një dritë shtatores së heroit Ali Ajeti.
Këtë kërkesë e ka bërë në takimin e mbajtur nga kryetari i Podujevës Agim Veliu, me qytetarë, njofton Llapi.info
“E kam një kërkesë rreth shtatores së Ali Ajetit. Ali Ajeti nejti në terr që neve të na qet në dritë, ne dolëm në dritë, por Aliu mbeti në terr prapë. Unë kisha një kërkesë këtu që t’i bëhet një dritë Aliut para shtatores, sikur i kanë dëshmorët e tjerë. Nashta nuk kushton shumë me vendos një dritë atu” ka thënë Ajeti.
Përveç kësaj Ajeti ka përmendur edhe probleme tjera që hasin banorët e fshatit Sfeçël, duke kërkuar që sa më parë të bëhet zgjidhje, e sidomos për ambulanten e këtij fshati./Llapi.info