Kuvendi Komunal i Podujevës nesër në orën 10:00 do të mbajë mbledhjen e 15-të të rradhës. Në këtë mbledhje si pikë e rendit të ditës do të jetë rishqyrtimi i Vendimit për themelimin e Teatrit Publik të qytetit të Podujevës, me ç’rast do kuptohet nëse Podujeva do bëhet me Teatër Publik ose jo.
Mehmet Gashi, kryesues i Kuvendit, përmes një komunikate ka thirrur mbledhjen e 15-të të Kuvendit Komunal të Podujevës, e cila do të mbahet nesër në sallën e Kuvendit Komunal.
Në këtë mbledhje disa nga pikat e rendit të ditës që do të diskutohen janë:
– Raporti financiar për vitin 2014;
– Propozimi i Vendimit për inicimin e procedurës për hartimin e propozimit të korrigjimeve të Planit Rregullues Urban ” Zona Qendër ” në Podujevë.
– Propozimi i Vendimit për inicimin e procedurës për revidimin e Planit Detaj Urbanistik të kompleksit Podujeva II.
– Rishqyrtimi i Vendimit për themelimin e Teatrit Publik të qytetit të Podujevës
– Draft Strategjia Komunale për Informim dhe Komunikim 2015-2018:
Propozimi i vendimit për vënie në diskutim publik, etj/llapi.info