Boksieri shqiptar, me prejardhje nga Podujeva, Tefik Bajrami të shtunën në mbrëmje me fillim nga ora 18:00 do të boksoj kundër kroatit Marino Goles në palestrën sportive “Hakif Zejnullahu” në Podujevë.
Kjo përballje në mes këtyre dy boksierëve do të zhvillohet për titullin WBF ndërkontinental (World Boxing Federation) që do të thotë titull i të gjitha kontinenteve, shkruan Llapi.info.
Tefik Bajrami, siç njihet ndryshe edhe me nofkën e tij “Uragani shqiptar”, për kundërshtarë do të ketë kroatin Gole i cili ka të zhvilluara 24 meçe ku 3 prej tyre i ka të humbura ndërsa 21 prej tyre i ka fitore.
“Uragani shqiptar” është dy herë kampion Evrope në versionin WBU. Ka 11 ndeshje të zhvilluara me vetëm 1 humbje dhe 10 fitore./Llapi.info