Boksieri shqiptar, me prejardhje nga Podujeva, Tefik Bajrami do të boksoj sot kundër kroatit Marino Goles. Përballja në mes këtyre dy boksierëve do të filloj në ora 18:00 në palestrën sportive “Hakif Zejnullahu” në Podujevë, shkruan Llapi.info.
Kjo përballje do të zhvillohet për titullin WBF ndërkontinental (World Boxing Federation) që do të thotë titull i të gjitha kontinenteve.
Tefik Bajrami, siç njihet ndryshe edhe me nofkën e tij “Uragani shqiptar”, për kundërshtarë do të ketë kroatin Gole i cili ka të zhvilluara 24 meçe ku 3 prej tyre i ka të humbura ndërsa 21 prej tyre i ka fitore.
“Uragani shqiptar” është dy herë kampion Evrope në versionin WBU. Ka 11 ndeshje të zhvilluara me vetëm 1 humbje dhe 10 fitore./Llapi.info