Boksieri kosovar, me prejardhje nga Podujeva kampion bote në versionin WBU, Tefik Bajrami, ka mbërritur sot në vendin e tij të lindjes, Podujevë, shkruan Llapi.info.
Me rastin e ardhjes së tij në Aeroportin “Adem Jashari” “Uraganit Shqiptar” i është bërë një pritje e veçant. Për ta përkrahur atë, një numër i qytetarëve nga Podujeva të organizuar nga Iniciativa Vullnetare “RB” e kanë pritur Bajramin teksa ai ka zbritur nga avioni i cili ka mbërritur nga shteti i Zvicrës.
Me këtë rast, kampioni i botës WBU, Tefik Bajrami, u shpreh për Llapi.info se ndihet shumë i lumtur dhe i befasuar me këtë mikpritje.
“Jam i befasum. Mas pari as nuk e kam prit që më ndodhë kjo mu ktu. Jam shumë i befasum edhe shumë i lumtur ktu me kulturën e rinisë dhe popullit llapjan në veçanti. Është një ndjenjë e pa përshkrushme”, tha ai.
Kurse, Reshat Blakqori, nga Iniciativa “RB” njëherësh edhe organizatori i kësaj pritje tha se me rastin e ardhjes së Tefikut ne kemi dëshiruar që të bëjmë diçka më të veçant si shenjë mikpritje për të.
“ Përveç kësaj qëllim i kësaj pritjeje ka qenë edhe sensibilizimi i qytetarëve të Kosovës për personat me autizëm. Pra e gjithë kjo pritje ngjashëm sikurse edhe fitorja e “Uraganit Shqiptar” u është dedikuar fëmijëve të prekur me autizëm”, tha Blakqori.
Tefik Bajrami u shpall kampion bote në versionin WBU më 1 prill të këtij viti në Lucern të Zvicrës./Llapi.info