Sot mbi vendin tonë do të mbajë mot me diell dhe shumë i ngrohtë, kurse temperatura e ditës do të arrijë deri në 30 gradë.
Në orët e pasdites mund të fryje erë e lehtë. Temperatura më e ulët e ditës do të jetë ndërmjet 10 e 20 gradë Celsius, kurse më e larta e ditës do te jetë 26 deri në 30 gradë. Kushtet biometeorologjike do të jenë të përshtatshme për shumicën e pacientëve kronikë.
Disa probleme mund të ndjehen te njerëzit me probleme të zemrës. Reagimet meteoropatike janë të mundshme në një formë më të lehtë.