Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, këtë javë vendi ynë do të vazhdojë të mbetet nën ndikimin e masave të ajrit me presion të ngritur atmosferik.
Në këto kushte do të mbajë mot i ndryshueshëm me diell dhe vranësira të cilat gjatë javës vende-vende do të sjellin riga lokale të shiut, derisa në fundjavë pritet të ketë reshje të intensitetit mesatar dhe lokalisht të lartë.
Temperaturat minimale do të lëvizin nga 9-11 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihet të lëvizin ndërmjet 24-27 gradë Celsius.
“Do të fryjë erë kryesisht nga juglindja me shpejtësi deri 13m/s. Indeksi UV mbetet akoma i lartë, në shkalën e rrezikut”, thuhet në njoftimin e IHMK-së.