Qytetarët e Kosovës, po përballen me temperatura të larta këtyre ditëve.

Agjencia e Shërbimeve të Navigacionit Ajror (ASHNA), ka bërë të ditur se vala e të nxehtit që ka hyrë tashmë në ditën e dhjetë, ka shënuar rekorde në parametrat matës si në temperaturat minimale që janë regjistruar madje mbi 30 gradë Celsius në vendet fqinje, e po ashtu me maksimalet ekstreme që janë shënuar deri në 43 gradë.

Për të dëshmuar temperaturat “përvëluese”, një qytetar në Prishtinë ka kryer një eksperiment.

Sipas faqes “Meteo Ballkan”, qytetari Besim Maksuti, ka fërguar specat në beton dje në Prishtinë.

Ai ka treguar se fërgimi është 100% i vërtetë dhe se të njëjtin e ka kryer pasi e ka lënë tiganin me vaj 6 orë jashtë në beton.