Ditëve në vijim në Kosovë priten temperatura verore, mbi 25C.

Kryesisht me diell në dy ditët e ardhshme. Në fundjavë do të ketë edhe vransira.

Lexo Edhe:
Hyseni: VV deri tani ka lundruar në ambient imagjinar, tash do të përballet me jetën reale
Më poshtë mund t’i shihni motin që do të mbizotërojë në 6 ditët e ardhshme sipas Prishtina Weather:

28.04.2021 – Një valë e të nxehtit nga Afrika pritet të shtrihet mbi vendin tonë në ditët në vijim. Dy ditëve të ardhshme do të mbajë mot kryesisht me diell. Nga e premta priten edhe temperatura verore, me maksimale edhe deri në 27C e 28C. Ditëve të fundjavës do të ketë shtim të vransirave, me mundësi që të shtunën mbrëma të ketë edhe riga lokale shiu.


Nga fillimi i javës së ardhshme, parashihet rënie e temperaturave, e ditën e martë edhe reshje lokale shiu, e në pjesën e dytë të javës do të mbajë mot kryesisht me diell dhe ngrohtë, me temperatura përreth vlerave mesatare.

Me valën e të nxehtit që vije nga Afrika veriore, mbi rajon parashihen depërtime edhe të pluhurit saharian, që ditëve të ardhshme do të ndikoj në rritjen e ndotësve të grimcave më të mëdha PM10, e të cilat mund të përkeqësojnë indeksin e cilësisë së ajrit edhe në vlera të dobëta. Varësisht nga shpërndarja e pluhurit, indeksi vende-vende do të jetë edhe në vlera mesatare por edhe të pranueshme.

29.04 – Më ngrohtë, kryesisht me diell. Orëve të mëngjesit në ultësira mundësi për mjegull ose mjegullinë. Pasdite përreth viseve malore nuk përjashtohen mundësi për riga lokale shiu.

30.04 – Shumë ngrohtë, kryesisht me diell. Herë herë me vransira kalimtare.

1.05 – Shumë ngrohtë, kryesisht me vransira, ditën edhe intervale me diell. Në mbrëmje mundësi për riga lokale shiu.

2.05 – Mbetet shumë ngrohtë, me vransira, erë dhe diell.

3.05 – Ngrohtë dhe me erë, vransira dhe intervale me diell.

Temperaturat minimale do të luhaten nga 8C deri 14C, e maksimalet do të shënojnë rritje deri në 27C e 28C ditën e premte dhe të shtunë. Të hënën në rënie të lehtë në 22C deri 23C.

Do të fryj erë mesatare dhe mesatarisht e fuqishme nga nga jugperëndimi 5-14m/s, e ditën e diel dhe të hënë me hove edhe deri në 18m/s.

Shtypja atmosferike në përgjithësi luhatet përreth vlerave normale, ditën e diel me një tendencë të rënie