Skuadra e Llapit ka barazuar 1-1 në udhëtim ndaj Dukagjinit, duke lëshuar kështu dy pikë në rrugën për titull kampion në Superligë.
Pas këtij barazimi, Llapi mbeti katër pikë larg kreut të tabelës, ku aktualisht ndodhet Ballkani.
Pas ndeshjes, duket se tensionet janë rritur mes Batatinës dhe zyrtarëve të Dukagjinit, ku trajneri llapjan shihet shumë i ashpër, duke sharë e ofenduar.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Pejës, Driton Rugova ka potencuar se nuk ka diçka të hapur në Polici në lidhje me këtë rast.
“Nuk ka diçka të hapur për Polici. Kanë pas mosmarrëveshje pas ndeshjes, por është qetësuar situata dhe janë pajtuar palët menjëherë”, ka thënë zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Pejës, Driton Rugova për ‘GazetaBlic Sport’.
Pamjet nga mosmarrëveshja: