Partia Socialdemokrate ka mbajtur një aksion para objektit të qeverisë së Kosovës.
Aty kanë shkruar parullën “Krejt dhe Drejt” është baras me “I gjithë pushteti është i sovjetëve”, shkruan Reporteri.net.
Të njëjtën parullë, aktivistët e PSD-së kanë tentuar që ta shkruajnë edhe në objektin e Kuvendit por janë ndaluar nga Policia e Kosovës.
Pas kësaj raportohet se aty ka pasur edhe një përleshje.