Një person është arrestuar në flagrancë, nën dyshimin se ka tentuar ta grabiste një barnatore në lagjen Ulpiana të kryeqytetit.
Ai u prangos sot rreth orës 10:30.
Rasti u konfirmua nga zëdhënsja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
“Ndaj tij kanë filluar procedurat e nevojshme policore në koordinim me prokurorin e shtetit, i njëjti dyshohet të jetë i përfshirë edhe në raste të tjera të natyrës së njëjtë”, tha ajo.