Pas disa muajsh në arrati, Policia ka arritur ta arrestojë të miturin që dyshohet për një rast të tentim vrasjes që ka ndodhur në fillim të muajit qershor në rrugën ‘Xhemajl Mustafa’ në Podujevë. I dyshuari ishte shpallur në kërkim, por deri mbrëmë pas mesnate, Policia nuk ka arritur ta kap, raporton Gazeta Sinjali.
Burimet e Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se pasi i dyshuari u ndalua nga Policia për verifikim dhe kontroll, i njëjti më pas është shoqëruar në stacion policor për intervistim, ku ka dhënë deklaratën e tij lidhur me rastin.
Ndaj tij, Prokurori i Shtetit ka lëshuar urdhër për ndalim, nën dyshimin se ka kryer veprat penale “Kanosje” dhe “Armëmbajtje pa leje”
Çka dihet për rastin?
Në kuadër të veprimeve hetimore është intervistuar vëllai i viktimës, i cili ka deklaruar se viktima ishte kërcënuar përmes telefonit dhe më pas bashkë kanë shkuar te shtëpia e të dyshuarve për të marrë vesh se cila është arsyeja e veprimeve të tyre.
E atje ata kishin pasur një konflikt verbal me njërin prej të dyshuarve, e që më pas situata ka eskaluar në sulm fizik.
Bazuar në dëshminë e vëllait të viktimës, njëri nga të dyshuarit ka goditur vëllain e tij me kondak të armës, ndërsa nga ballkoni i shtëpisë kanë ardhur disa të shtëna të cilat i shkrepi i dyshuari tjetër, e prej ku ka mbetur i plagosur viktima.
Policia në koordinim me Prokurorinë kanë kryer bastisje në shtëpinë e të dyshuarve, ku kanë gjetur dhe sekuestruar një sasi të substancës së dyshuar narkotike, ndërsa dy vëllezërit që dyshohen për ngjarjen e rëndë fillimisht ishin larguar në drejtim të panjohur.
Me urdhër të prokurorit, rasti është cilësuar ‘Vrasje në tentativë’ dhe veprimet tjera ligjore do merren posa të lokalizohet vendndodhja e të dyshuarve.