Policia e Kosovës njofton se sot, rreth orës 02:00, në rrugën “Zahir Pajaziti” në Podujevë, një person është sulmuar me mjetë të fortë (shufër) dhe të njëjtit më pas i janë grabitur një shumë e parave, transmeton Llapi.info.

Sipas Policisë fjala është për viktimën: E. M mashkull, 22 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, i cili është dërguar për tretman mjekësor në QKUK.

Pas një varg veprimesh operative dhe hetimore, u identifikuan dhe arrestimin e dy persona të dyshuar.I dyshuari i parë: G. A mashkull, 19 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, është arrestuar pak minuta pasi ka ndodhur ngjarja, dhe i njëjti pas përfundimit të procedurave fillestare policore me urdhër të Prokurorit të Shtetit, është dërguar në qendrën të ndalimit.

I dyshuari i dytë A. H mashkull, 19 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, është arrestuar nga ana e policisë sot rreth orës 09:00, i cili po ashtu me urdhër të Prokurorit të Shtetit, është dërguar në qendrën të ndalimit./Llapi.info